Policia e Kosovës është deklaruar për sulmin fizik që i është bërë mbrëmë gazetarit Valon Syla në Prishtinë.
Sipas policisë, Syla ka pësuar lëndime të lehta trupore ndërsa tre personat që e kanë sulmar kanë ikur në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore.
Sulmi ka ndodhur në rrugën “Ilir Durmishi” rreth orës 22 e 29 minuta, transmeton PrishtinaPress.
Njoftimi i plotë i Policisë
“Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore./PrishtinaPress/