4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zaev: Pas 11 viteve regjim, do të formojmë Qeveri demokratike dhe reformuese

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka folur para anëtarëve të partisë që drejton pasi edhe zyrtarisht u emëruar si mandatar për krijimin e Qeverisë.

“Nderi është i imi dhe i LSDM-së, që thuajse pas 11 viteve regjim, fitojmë mundësi që ta formojmë Qeverinë demokratike në Maqedoni. Angazhimet tona të forma janë që ajo të jetë Qeveri reformuese në të cilën, prioritet janë qytetarët e Maqedonisë”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi që Kryesia Qendrore dhe partia e zgjodhën për mandatar për formimin e Qeverisë së re, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se “pason një periudhë ku do të përkushtohen në vendosjen e programit kualitativ qeveritar, të cilën do ta realizojnë politikanët e përgjegjshëm, të cilët do të bëjnë politika reale, ashtu sikur zgjodhën qytetarët e Maqedonisë”.

“Morëm obligim për jetë për çdo njeri në Planin për Jetë. LSDM sjell jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Zaev, përpara anëtarëve të Kryesisë Qendrore.

Zaev i informoi kryetarët e Kryesisë Qendrore të LSDM-së, deputetët, krerët e organizatave komunale, kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së, për rrjedhën dhe përmbajtjen e bisedimeve me partitë politike prej të cilëve kanë marrë mandate në Kuvendin e Maqedonisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img