-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pas golit ndaj Bayernit, Haaland theu edhe një tjetër rekord të madh

Erling Haaland ka regjistruar një tjetër rekord të madh.

Përveç asistimit, sulmuesi norvegjez sonte kontribuoi edhe me gol në fitoren 3:0 të Manchester Cityt ndaj Bayern Munichit.

Kjo ishte ndeshja e parë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Haaland tani numëron 45 gola në këtë sezon në të gjitha garat. Dhe, ky është një tjetër rekord.

22-vjeçari është bërë futbollisti me më së shumti gola të shënuara brenda një sezoni nga një klub i Premierligës, përfshirë të gjitha garat.

Ai kaloi ish-sulmuesin e Manchester Unitedit, Ruud van Nisterlooy, i cili në sezonin 2002/03 kishte shënuar 44 gola, rekord që e kishte arritur edhe Mohamed Salah në sezonin 2017/18./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img