-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abazi me akuzë: Çmimi i termopompave është fryer për 30% nga çmimi real

Deputeti Haki Abazi është shprehur i shqetësuar në lidhje me masat e subvencionimit të termopompave në Kosovë, duke theksuar se këto masa kanë sjellë dy deformime substanciale në treg. Sipas deputetit Abazi, çmimi i termopompave është rritur pa arsye me së paku 30% nga çmimi real. Në të njëjtën kohë, ai ka thënë se në treg kanë hyrë termopompa të llojeve që nuk pranohen në Bashkimin Evropian dhe që kanë nivel të ulët efiçience.

Deputeti Abazi ka kritikuar gjithashtu faktin që masat në sektorin e energjisë kanë rritur shumën e shpenzuar duke shtuar pajisje të panevojshme si rezervuarët, ndihmuar ndërmejtësuesit dhe pronarët e kompanive, ndërsa kanë neglizhuar interesat e qytetarëve.

“Subvencionimi i termopompave ka sjellur në tregun Kosovës së paku dy deformime substanciale. Çmimi i termopompës është fryer për së paku 30% nga çmimi real dhe në treg kanë hyrë termopompa të llojeve që bartin gas që nuk pranohet në BE dhe që nivelin e efiçiences e kanë minimal. Masat në sektorin e energjisë kanë rritur shumën e shpenzuar duke shtuar pajisje si rezervuaret që janë investim kot kur bëhet fjalë për sistemet ekzistuese. Dmth Masat kanë përkrahur ndërmejtësuesit dhe pronaret e kompanive dhe aspak qytetetarët të cilët po të jetonin në Maqedoninë e Veriut do të blenin njësitet e termopompave për së paku për 30% më lirë dhe nga brendet e licensuara për BE dhe me operator të autorizuar nga prodhuesi. I vetmi fat këtë vit ka qenë që fatkeqësia e ndryshimeve klimatike e bëri që të mos kemi dimër fare!” – ka shkruar Abazi në Facebook./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img