5.7 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha tregon dy argumente mbi të cilat u krijua Gjykata Speciale

Analisti, Ylli Hoxha ka thënë se arsyeja pse është krijuar Gjykata Speciale ka të bëjë dhe me mënyrën se si e kemi trajtuar drejtësinë në 23 vitet e fundit.

“Papërgjegjësinë tonë sistematike ndaj drejtësisë, ndaj rasteve, është e mundur që gjithë këto raste të mos kenë lidhje me njëra-tjetrën, por mostrajtimi sistematik i rasteve nga sistemi jonë gjyqësor ka krijuar një përshtypje dhe argument te bashkësia ndërkombëtare në rend të parë që ekziston një mospërfillje ndaj sistemit tonë të drejtësisë”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus“.

Hoxha ka thënë tutje se ky argument është përdorur për krijimin e Gjykatës Speciale, ndërsa argumenti i dytë sipas tij ka qenë trajtimi i dëshmitarëve.

Hoxha ka shtuar se në katër ditë e ardhshme publiku nuk do të njoftohet se çfarë do të thonë dëshmitari i parë sepse do të jetë private.

“Shumica e dëshmitarëve në këtë rast do ta kenë atë tretman”, ka shtuar tutje Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img