Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar që përfaqësuesit e Listës Serbe të largohen nga Qeveria e Kosovës, pasi ata e quajtën Ramush Haradinajn kriminel lufte.
Lekaj: Përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeveri, një grup banditësh
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar që përfaqësuesit e Listës Serbe të largohen nga Qeveria e Kosovës, pasi ata e quajtën Ramush Haradinajn kriminel lufte.
Lekaj thotë se “Këta dhe të gjithë kundërshtarët e Ramushit e të Kosovës duhet ta dinë se nuk jemi pa miq e pa aleat. Prandaj nuk duhet t’iu vjen mërzi pse shumë burrështetas shfaqin habinë për ndalimin e kryetarit Haradinaj dhe presin lirimin e tij të shpejtë”
“Ish-Presidenti Mesiq vjen nga një shtet që e kupton më së miri se kush është Serbia dhe çfarë është në gjendje të bëjë ajo për të mbajtur rajonin në tension”.
“Prandaj duke ju thënë ‘vogëlsirave’ të listës serbe, që të mos lëshohen në deklarata të nxitura nga kokat e mësuesve të tyre politik të Beogradit, i garantojmë po ashtu se, përkundër dëshirës së tyre për ta mbajtur të izoluar e të ndarë Ramushin e Kosovën, së shpejti do të jenë të liruar nga kthetrat e fundit të tyre”.
“Ne do të vazhdojmë të jemi aleat me të gjithë ata që ua kanë dhënë përgjigjen e merituar para vitit 1999 kur Serbia me ushtri e polici bënte krime kundër civilëve, si në Kosovë, Kroaci e Bosnje”, ka shkruar Lekaj në reagimin e tij.