-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mbledhja e KQZ-së shtyhet për nesër, Elezi tregon arsyen

Mbledhja e KQZ-së që ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë për ditën e nesërme.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai në një konferencë për media tha se shtyrja është bërë për shkak se anëtarët e KQZ-së kanë kërkuar më shumë informacione për pikat e rendit të ditës.

“Derisa po diskutohej në këshillin për operacione zgjedhore, ku po trajtoheshin shumë prej çështjeve të cilat priteshin të dilnin sot në rendin e ditës, anëtarët e KQZ konsideruan që do të duhet më shumë informacione lidhur me pikat e rendit të ditës që kanë qenë të planifikuara për mbledhjen e sotme të KQZ. Mbledhja e paraparë të zhvillohet sot në orën 11:00, është shtyrë për ditën e nesërme, e mërkurë, ndërkaq për orën e saktë do të iu njoftojmë gjatë ditës së nesërme”, tha ai.

Ai nuk tregoi se për cilat pika të rendit të ditës anëtarët e KQZ-së kanë kërkuar më shumë informacione.

Ky ishte rendi i ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Raportet e Këshillave të KQZ-së

Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Raport nga KKZ-të në komunat Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan për Qendrat e Votimit

-Njoftim me vlerësimi e rrezikut për QV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok.

-Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në Komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit

-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq,

-Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të KVV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan,

-Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës se bazës së shenimeve të departamentit të pensioneve, Ministria e Financave, Punes dhe Transfereve

Këshilli Mbiqkyrës për Informim Publik

-Shqyrtimi dhe miratimi i Llogos dhe dizajnit të produkteve të IP per zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq

3. Të ndryshme

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img