1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Murati: Banka Botërore rendit të parën Kosovën me pakon më të madhe mbështetëse

Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon.

Këto statistika vijnë nga raporti i fundit i Bankës Botërore ku thuhet se Kosova ka pasur 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike

Murati në një postim ka shkruar se kjo situatë është e veçantë edhe për dy arsye tjera.

“Çka e bën edhe më të veçantë situatën, është fakti që këto masa mbështetëse janë realizuar krahas uljes së deficitit buxhetor dhe konsolidimit të borxhit publik në të njëjtën kohë”, tha ai.

Ndonëse inflacioni dhe kriza energjetike kanë goditur të gjitha vendet, reagimet e qeverive nëpër shtete të ndryshme variojnë.

Në tabelën e Bankës Botërore të publikuar nga Murati, Kosova zë vendin e parë me 4.3% të GDP-së, e dyta vjen Krocia me 4.2%, Bosnja dhe Hercegovina me 3.7%, Kazakistani me 3%, Maqedonia e Veriut me 2.8%, ndërkaq të fundit janë Shqipëria me 1.9% dhe Mali i Zi me 1.2% të GDP-së.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img