-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

ShBA: Një person i armatosur vret pesë persona nga të shtënat në bankë, i transmeton pamjet live në Instagram

Pesë persona vdiqën kur një punonjës hapi zjarr në një bankë në Louisville, Kentucky, dhe transmetoi drejtpërdrejt sulmin në Instagram, thotë policia.

Viktimat ishin të moshës nga 40 deri në 64 vjeç. Midis nëntë të tjerëve të plagosur ishte një oficer policie rishtar, i cili ishte diplomuar në forcë vetëm dy javë më parë.

Oficeri u qëllua në kokë dhe është ende në gjendje kritike pas operacionit në tru.

Policia u përgjigj brenda tre minutave dhe qëlloi për vdekje sulmuesin në një shkëmbim zjarri.

Caleb Goodlett u tha mediave lokale gruaja e tij, një punonjëse në bankë, u mbyll brenda kasafortës kur filloi sulmi.

Dëshmitarë të tjerë përshkruan se kishin parë shkëmbimin e zjarrit midis oficerëve të policisë dhe sulmuesit të vetëm.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se një “mik i pabesueshëm” i tij, Tommy Elliot, një zëvendës-president i lartë në bankë, ishte mes viktimave.

“Tommy Elliott më ndihmoi të ndërtoj karrierën time si avokat, më ndihmoi të bëhesha guvernator, më dha këshilla për të qenë një baba i mirë”, tha zoti Beshear.

Të gjithë viktimat janë identifikuar:

Thomas Elliot, 63 vjeç
James Tutt, 64 vjeç
Joshua Barrick, 40 vjeç
Julianna Farmer, 45 vjeç
Deana Eckert, 57 vjeç

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img