12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Instagrami i fut në sherr të rejat në Prishtinë: 21-vjeçarja e kërcënon një vajzë, përfundon në pranga

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë nisin për shkak të zënkave e mosmarrëveshjeve në rrjete sociale dhe eskalojnë në kanosje serioze e madje edhe në rrahje brutale. Për të tilla raste shumë të rinj kanë përfunduar në prangat e Policisë, duke u futur kështu në telashe. Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Prishtinë.

Këtë herë, në rast janë përfshirë dy vajza të moshave, 22 dhe 21-vjeçare, njëra prej të cilave tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Dh.K., e cila dyshohet se e ka kanosur viktimën, duke i dërguar mesazhe kërcënuese në rrjetin “Instagram”, me ç’rast i ka shkaktuar shqetësim të madh.

Sinjali mëson se ky nuk është rasti i parë i problemeve të tilla mes dy vajzave, prandaj viktima ka vendosur që të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që ka ndodhur herën e fundit, por edhe më parë.

Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në Polici gjatë ditës së djeshme, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Ndaj saj, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img