Një prej rrugëve më problematike në vend prej shumë kohësh është ajo Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas
Si shkak i shumë dëmtimeve të shkaktuara në këtë rrugë të gjithë ata që lëvizin në këtë anë kanë pësuar probleme të shumta në vetura.
Aksidentet me numër të madh, e “shkatërrim” të automjeteve po ndodhin vazhdimisht si shkak i kësaj rruge.
Madje kolonat janë të përditshme, e që po shkakton iritim tek shumë qytetarë.
Situata e njëjtë ishte edhe pasditen e sotme, e që lehtësisht vërehet edhe në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale./PrishtinaPress/