Llapi ka triumfuar 4-0 ndaj Drenicës në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, skuadra nga Podujeva kaloi në epërsi me golin e Gerhard Prognit.
Në minutën e 38-të, Festim Alidema lëshoi një rast ideal, duke humbur mundësinë për 2-0.
Por, Alidema e përmirësoi gabimin e tij sadopak, kur asistoi te Firmino (44′) për 2-0.