3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vdes aktori amerikan, Michael Lerner

Aktori i nominuar për çmimin “Oscar”, Michael Lerner, vdiq të shtunën.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Nipi i tij, Sam Lerner, i cili luajti në “The Goldbergs”, njoftoi vdekjen në një postim në Instagram të shpërndarë pasditen e së dielës.

“Ne humbëm një legjendë mbrëmë. Është e vështirë të përshkruhet me fjalë se sa i shkëlqyer ishte xhaxhai im Michael dhe sa ndikim kishte ai për mua”, shkroi Sam.

“Historitë e tij gjithmonë më frymëzuan dhe më bënë të dashurohesha me aktrimin. Ai ishte njeriu më i talentuar dhe fakti që ai ishte gjaku im do të më bëjë të ndihem gjithmonë i veçantë”.

Michael fitoi një nominim për Oscar në 1991 për rolin e tij si Jack Lipnick në “Barton Fink”.

Aktori kishte rreth 200 role duke përfshirë: “Eight Men Out”, “Godzilla” dhe “X-Men: Days of Futures Past”.

I njëjti u përfol gjithashtu se do të punonte në “Edoardo the Last Goodbye” dhe u përfshi në “Fragments from Olympus: The Vision of Nikola Tesla” me Sean Young dhe Ed Begley Jr.

Ai bëri debutimin në film në vitin 1970 me “Alex in Wonderland” përpara se të luante në role televizive në “The Bob Neëhart Show”, “Emergency!” dhe “M*A*S*H*”.

I ndjeri pati role të tjera edhe në: “The Rockford Files”, “Kojak”, “Barnaby Jones” dhe “Hart to Hart”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img