-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Përditësimet e reja të Mazda 3 për vitin 2024 fokusohen në teknologji

Mazda 3 ishte lansuar në vitin 2019, dhe një përditësim shihet si diçka e drejtë për t’u bërë 4 vite më vonë. Mazda modelin e ri do ta sjell në treg gjatë vitit të ardhshëm, dhe përderisa eksterieri i veturës do mbetet i pandryshuar, gjenerata e 4-të e Mazda 3-shit do të merr teknologji të re si dhe një strukturë të rishikuar të dizajnit.

Çmimi i Mazda 3-shit të përditësuar nuk është publikuar ende, por dihet se do të jenë 18 modele nga të cilat mund të zgjedhësh – 15 “hatchback” dhe 3 modele “saloon”. Prime-Line do të jetë modeli fillestar i gamës, pastaj vijnë Center-Line, Exclusive-Line dhe modeli kryesorë i gamës, Takumi.

Përmirësimi kryesorë nga i cili përfiton Mazda 3 e vitit 2024 është ekrani qendror më i madh, duke e rritur madhësinë nga 8 inç në 10.5 inç. Ekrani në fjalë akoma nuk është me prekje, teksa atë mund ta kontrolloni nga butoni i vendosur në konzolen qendrore.

Lidhja me aplikacionet “wireless” Apple CarPlay dhe Android Auto tani është si standard, siç është edhe karikimi i telefonit pa kabllo. Portet e zakonshme të USB-ve janë ndërruar me porte USB Type-C.

Opsionet e motorëve mbesin të pandryshuara. Motori me katër cilindra e-Skyactiv X ka 185 kuaj fuqi, por ka edhe një motor e-Skyactiv G me 121 kuaj fuqi – dhe që të dyja janë motorë 2.0 litra me benzinë e që vijnë me teknologjinë e butë hibride 24v.

Motori me më pak fuqi e-Skyactiv G mund të përdoret në të gjithë gamën e nivelit të plotë të Mazda 3, me një zgjidhje të transmisionit automatik ose manual. Ndërsa ai më i fuqishëm e-Skyactiv X me transmision manual është në dispozicion vetëm për Center-Line, dhe opsioni me transmision automatik do të jetë në dispozicion tek Exclusive-Line dhe Takumi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img