Këtë specialitetet të shijshëm ju duhen vetëm pak minuta për ta përgatitur dhe gjysmë ore për ta pjekur!
Përbërësit e nevojshëm:
3-4 vezë
Tre lugë salcë kosi
Një lugë çaji kripë
gjysmë pluhur pjekjeje
pesë lugë miell gruri
pesë lugë miell misri
100 ml vaj
300-400 gram djathë i ri
një filxhan spinaq të grirë hollë
pak gjalpë
Gatimi:
Ndizeni furrën në 190 gradë Celsius dhe futeni një tepsi të zbrazët që të ngrohet.
Në një enë përzieni 3 – 4 vezë me tri lugë ajkë dhe një lugë të vogël kripë. Shtoni gjysmë qese pluhur për pjekje, pesë lugë miell gruri dhe pesë lugë miell misri. Gradualisht shtoni 100 ml vaj.
Në fund në tretje përzieni 300 – 500 gram djathë të butë, apo ndonjë djathë tjetër – sipas dëshirës edhe spinaq.
Me dorezë nxirrni tepsinë e nxehur nga furra. Vendosni një kube gjalpë që të shkrihet dhe me kujdes lyeni fundin dhe anët e tepsisë. Në të derdhni brumin. Kthejeni në furrë dhe piqeni rreth 30 minuta.
Ju bëftë mirë!