-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Diskutohet për mundësinë e kosovarëve të punojnë në Kroaci

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi priti sot në takim Ambasadoren kroate Marija Kapitanoviq, me të cilën u trajtuan disa çështje me interes bilateral.

Në një komunikate bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për çështje të interesit të veçantë për të dy palët. Temë e bisedimeve ishte po ashtu edhe avancimi mirëqenies sociale për komunitetin kroat në Kosovë.

“Në këtë drejtim Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të shqyrtojë mundësitë për projekte konkrete prej të cilave komuniteti kroat do të përfitonte në veçanti. Në kuadër të këtij takimi u bisedua edhe finalizimin e marrëveshjes në fushën e pensioneve”, thuhet në komunikatë.

Ambasadorja Kapitanoviq dhe ministri Abrashi, diskutuan gjithashtu që punëkërkuesve nga Kosova t’u krijohen mundësi dhe lehtësira që të punojnë në Kroaci në sektorë specifik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img