-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: Rinia prioritet në qeverisjen e PD, kandidatët e “Alibashës” dhe “Bravës” janë paterica të Veliajt

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim live me ndjekësit në rrjetin social “Facebook”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se rinia do të jetë prioritet i të gjitha prioriteteve në qeverisjen e Partisë Demokratike.

“Çështja më themelore që duhet të zgjidhë PD nesër në pushtet është rikthimi i besimit te të rinjtë shqiptarë dhe te shqiptarët në tërësi, se e ardhmja mund të ndërtohet në Shqipëri dhe se Shqipëria është një vend i bekuar me pasuri mahnitëse. Nuk ka diskutim se rinia do jetë prioritet i të gjitha prioriteteve. Së pari, një mundësi reale që të shkollohen në të gjitha shkallët e arsimit. Së dyti, një përpjekje e gjithanshme për punësimin e tyre, një sistem kreditimi për strehimin dhe bizneset e tyre, bonuse për sipërmarrësit që punësojnë të rinjtë. Pra, një kompleks masash, të cilat jo vetëm do bëjnë që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria, por kam besim se qindra dhe mijëra të rinj të rikthehen në këtë vend për të ndërtuar të ardhmen e tyre.”, u shpreh Berisha.

Ai ka theksuar se qëllimi numër 1 i PD-së është ajo që ai e quan “rikthim i së drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë”.

Sali Berisha:Qeveria e Edi Ramës nuk ka legjitimitet. Ai ka humbur që në krijimin e saj. Kjo qeveri u votua mbi sistemin e patronazhistëve dhe makinerinë e grabitjes së votës. Qëllimi numër një është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë. Unë ju garantoj se do bëhet gjithçka për t’i shkurtuar jetën qeverisë së Edi Ramës dhe që qytetarët të votojnë të lirë. Edhe në këtë fushatë, Rama po shkel çdo rregull dhe parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Në fund, fatura do i shkojë vetëm atij. Ne do fitojmë!

Berisha shprehet se çdo kandidat në Tiranë për zgjedhjet e 14 Majit, përveç Belind Këlliçit është i Kryeministrit Rama.

Sali Berisha: Çdo kandidat përveç Belind Këlliçit, është kandidat i Edi Ramës. Ai kandidon për të ndihmuar kandidatin e Edi Ramës, që përbën në vetvete falsititetin më të madh, një nga njerëzit më të korruptuar të këtij vendi, një nga njerëzit më mashtrues dhe më pa ndjenja për qytetarët. Të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë vetëm paterica të Erion Veliajt. Janë njerëz që kanë kaluar në krah, në sqetullat e Edi Ramës, nuk kanë asgjë të përbashkët me të djathtën. Nuk besoj kurrë se e djathta mund të bëhet me njerëz si Alibasha dhe Lulzim Brava, të cilët janë pengje në lidhje krimi të Edi Ramës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img