-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Të hënën vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës

Të hënën do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë më 9 shkurt.

Deputetët unanimisht atë ditë vendosën të ndërpresin mbledhjen në shenjë solidariteti me ish-kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti të Serbisë, për gjoja krime lufte.

Mbledhja, sipas paralajmërimit, do të nisë në orën dhjetë dhe do të ketë këtë rend të ditës:

1. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,

2. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,

3. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

4. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-151 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST SH.A. dhe operatorit të sistemit, të transmisionit dhe tregut-KOSTT SH.A,

8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb,

9. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

10. Votimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

11. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,

12. Koha për pyetje parlamentare.

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është paraparë të mbahet të enjten.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img