Olivier Giroud pritet ta nënshkruajë një kontratë të re me Milanin.
“Rossoneri” kanë arritur marrëveshje tashmë me sulmuesin francez për vazhdimin e bashkëpunimit.
Ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Chelseat po shkon në muajt e fundit të kontratës aktuale, por ai mund ta vazhdojë atë për një vit, deri në verën e vitit 2024.
Sulmuesi shtatlartë pritet të paguhet rreth 3,5 milionë euro në vit.
Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano konfirmon se Evertoni e donte përfaqësuesin francez gjatë janarit, por Giroud vendosi të qëndronte në Itali.
Giroud ka qenë lojtar mjaft i rëndësishëm i Milanit në dy sezonet e fundit.
Përkundër moshës, ai ka shënuar gola dhe ka kontribuar vazhdimisht, duke u bërë një titullar i padiskutueshëm në San Siro./PrishtinaPress/