-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: Me kryenegociatorët u pajtuam për zbatim të marrëveshjes

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur përsëri për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.

Kryenegociatori, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq u takuan në Bruksel javën e kaluar dhe u pajtuan sipas Lajçakut që marrëveshja të zbatohet.

Lajçak përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se javën e kaluar ishte i ngarkuar pasi organizoi takimin mes Bislimit dhe Petkoviqit.

Në shkrimin e tij Lajçak ka përmendur edhe takimin që ka pasur me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes.

“Këtë javë isha i zënë me takime në Bruksel, ku organizuam një takim Dialogu në nivel të kryenegociatorëve. Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe për çështje urgjente aktuale. U takova gjithashtu me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Ishte mirë të flitej për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Unë gjithashtu e informova atë për takimin e Dialogut dhe të Kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Dialogun.” – ka shkruar Lajçak./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img