Transporti publik është një element i pashmangshëm i jetës në qytet, e për këtë arsye qytetet e mëdha kanë inkurajuar qëllimisht përdorimin e metodave të transportit publik duke pasur shumë rrugë me pagesë dhe parkim shumë të shtrenjtë për makina individuale. Kjo do të thotë se është më e lirë për njerëzit në të tilla qytete të përdorin metro ose autobusë sesa të drejtojnë automjetin e tyre.
Në fakt përparësia më e madhe e transportit publik është qarkullimi i më pak vetura në rrugë, e cila përkthehet në ulje të bllokimit të trafikut, ndotjes akustike dhe ndotjes të ajrit.
Për të identifikuar qytetet me transportin publik më të mirë në botë, revista angleze “Time Out” pyeti më shumë se 20,000 banorë në më shumë se 50 qytete.
E kryesuar nga Berlini dhe e përmbyllur nga qyteti Indian Mumbai, 19 qytetet që i kanë bërë vetes vend në listën e vendeve me transportin publik më të mirë në botë renditen si më poshtë:
1-Berlini
2-Praga
3-Tokio
4-Kopenhagen
5-Stokholmi
6-Singapori
7-Hong Kongu
8-Taipei
9-Shangai
10-Amsterdami
11-Londra
12-Madridi
13-Edinburgu
14-Parisi
15-Nju Jorku
16-Montreal
17-Çikago
18-Pekini
19-Mumbai