Vedat Muriqi ka qenë protagonist i Mallorcas dje ia siguruar një pikë të vlefshme në duel me Real Valladolidin në udhëtim.
Sulmuesi kosovar i realizoi dy gola në barazimin 3:3, duke iu kthyer kështu golave në La Liga.
28 vjeçari arriti në kuotën e 12 golave dhe po mundohet ta ndihmojë ekipin ishullor në arritjen e objektivit, i cili është mbetja në ligën elitare spanjolle.
“Deri në fund”, ka shkruar Muriqi në Instagram.
Muriqi e shënoi golin e parë në minutën e 53-të, ndërsa atë të dytë personal dhe të barazimit, në minutat shtesë nga penalltia.
Përfaqësuesi kosovar është bërë lojtari më i rëndësishëm i Mallorcas në dy sezonet e fundit. /PrishtinaPress/