Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen derbi ndaj Liverpoolit në “Anfield”, në ndeshjen e vlefshme të javës së 30-të në Premierligë.
Pas ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta tha se ekipi i tij duhej të tregonte qëndrueshmëri.
“Fansat nuk pushuan. Goli i parë u dha atyre pak shpresë. Në 2-0 e kishim lojën në dorë. Ky ishte shansi ynë për të ‘vulosur’ lojën. Pastaj bëmë një gabim. Ne duhej të tregonim qëndrueshmëri“, tha ai.
Me këtë barazim, Arsenali tani shkon në kuotën e 73 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur
Në anën tjetër, Liverpooli mbetet në vendin e tetë me 44 pikë gjithsej./PrishtinaPress/