-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bie ashensori në një banesë në Emshir: Tetë persona dërgohen në Emergjencë, 2 prej tyre fëmijë dhe 1 grua shtatzënë

Incidentet që ndodhin në ndërtesa kolektive si pasojë e ashensorëve nuk janë të rralla. Shpesh qytetarët janë bllokuar, qoftë për shkak mungesës së energjisë apo edhe defekteve të tjera. Një rast i tillë ka ndodhur sonte në Emshir, në një banesë ku ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum dhe për pasojë janë lënduar tetë persona, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkaqe ende të panjohura, ashensori ka rënë dhe për pasojë banorët kanë marrë lëndime për çka janë dërguar në Emergjencë për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Një sinjalizues ka adresuar ankesën e tij te Gazeta Sinjali duke treguar se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:05 ndërsa në ashensor gjendeshin tetë persona, dy prej tyre fëmijë ndërsa ishte edhe një grua shtatzënë.

“Gruaja shtatzënë edhe dy fëmijët kanë pësuar traumë të madhe”, u shpreh ky sinjalizues.

Ndërsa shton se në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.

Ai u shpreh se kanë probleme të shpeshta me këtë lift i cili sipas sinjalizuesit, nuk i kishte as 24 orë që është lëshuar në funksion.

Ndryshe, në shkurt të këtij viti, Sinjali kishte raportuar se në ashensorin e ndërtesës të njëjtë ishin lënduar pesë gra, njëra prej tyre kishe pësuar frakturë në këmbë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img