-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Akoma s’ka datë për takimin Kurti-Vuçiq, palët në pritje të ftesës nga BE-ja

Me datën 22 të këtij muaji është paralajmëruar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në lidhje me këtë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë.

Petkoviq tha se gjithçka varet nga Bashkimi Evropian, pasi ata janë mikpritësit e të gjitha takimeve në Bruksel.

“Tani gjithçka varet nga Bashkimi Evropian, ata janë mikpritësit e të gjitha atyre takimeve në Bruksel. Ata dërgojnë një ftesë zyrtare, ne i përgjigjemi. Natyrisht, është e nevojshme të bien dakord për të gjitha kushtet e Lajçakut dhe Borrellit, veçanërisht kur bëhet fjalë për nivelin e lartë. Nga ana tjetër, Vuçiq dhe Kurti. Kur të arrihet gjithçka, pres që në periudhën e ardhshme të vijë një ftesë e re për një takim të nivelit të lartë. Ne do t’ju njoftojmë si gjithmonë, kur kjo të ndodhë”, ka thënë Petkoviq në një intervistë për Blicin serb.

Kujtojmë, gjatë javës së kaluar ishte zhvilluar një takim i nivelit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img