-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i kabinetit të Presidentes kërkon që BE t’i vendos sanksione Serbisë pas deklaratave të fundit të Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta zbatojë gjithë marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën, në Ohër.

Këto deklarata të Vuçiq i ka cituar, Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Duke komentuar këto deklarata, Vela i ka kërkuar BE-së që të pasojnë sanksionet.

“Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: “Ne do t’i zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj.” Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela në Facebook.

Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Marrëveshja e arritur në Ohër nuk kërkon njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por kërkon që palët të respektojnë sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra tjetrës.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img