-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Orteku u merr jetën 4 personave në Francë, plagosen shumë të tjerë

Katër persona kanë humbur jetën dhe shume të tjerë janë plagosur ditën e sotme nga një ortek në akullnajën Armancette në Alpet franceze

Kjo ngjarje u njoftua në Twitter ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin.

Raporti është ende i përkohshëm dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar, shpjegoi ministri i brendshëm. Nëntë persona të tjerë ishin në skenën e ortekut në qytetin Condamine-Monzois, thanë autoritetet lokale të Haute-Savoie.

Orteku ishte një kilometër i gjatë dhe 100 metra i gjerë, sipas të njëjtit burim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një orteku të dytë në zonë. Në kërkim marrin pjesë ekipet e shpëtimit, zjarrfikës dhe një ekip mjekësor së bashku me qen të stërvitur, të ndihmuar nga një helikopter i Shërbimit të Mbrojtjes Civile.

“Ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar, faleminderit për veprimin tuaj”, ka shkruar Ministria e Punëve të Brendshme në Twitter. Sipas prefektit, të cituar nga Le Dauphiné liberated, “kërkimi vazhdon sepse nuk jemi të sigurt që ka pasur vetëm një grup në zonë në momentin e ortekut”.

Nëntë persona të tjerë u “përfshinë” në ortek, i cili ndodhi vonë në mëngjes në qytetin Contamines-Montjoie, thanë zyrtarët në rajonin Haute-Savoie për AFP. Ende nuk dihet gjendja e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img