2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili: Albin Kurtin e pata shti me zor me shku në Koshare për përvjetorin e betejës

Fisnik Ismaili tha se sot në 24-vjetorin e Betejës së Koshares nuk shkon atje, pasi tha se “nuk kam çka shkoj me i ndejtë politikanëve në kambë”.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tha se kryeministrin e tanishëm, Albin Kurtin dikur e ka nxitur “me zor” të shkojë në atje në përvjetor.

“Albin Kurtin, që sot s’e përmend UÇK-në, e pata shti me zor me shkue, mbasi pata nisë me u marrë me politikë, diku kah 2013 a më vonë, e ai e përdorte UÇK-në për me fitue vota”, shkroi Ismaili në Facebook.

Ai tha se edhe si deputet ka refuzuar të ulet në karrige në ceremonitë përkujtimore në përvjetores e kësaj beteje.

“Ushtarët e Koshares vazhdojnë rrijnë në kambë rreth e rrotull asaj bine. Edhe sa kam qenë deputet, e që përnjiherë më “takonte” një vend në ato karrige, kam refuzue me u ulë”, shkroi ai.

Ismaili tha se Ibrahim Rugova s’i kishte vizituar asnjëherë varrezat për përvjetor dhe se Hashim Thaçi kishte shkuar pas shumë vjetësh. Për Osmanin tha se duket “si me pas qenë Prindoni najfarë gjenerali i kësaj beteje”.

Postimi i Ismailit:

9 prill, përvjetori i Betejës së Koshares.

Ibrahim Rugova asnjiherë s’i ka vizitue varrezat për pëvjetor.

Hashim Thaçi mbas nja 17-18 vjetësh pat shkue, sepse e ka pa që si President duhet me e organizue nën patronatin e tij, e me qenë aty.

Albin Kurtin, që sot s’e përmend UÇK-në, e pata shti me zor me shkue, mbasi pata nisë me u marrë me politikë, diku kah 2013 a më vonë, e ai e përdorte UÇK-në për me fitue vota.

Vjosa Osmani, që sot s’e përmend UÇK-në, e organizon nën patronatin e saj edhe fryhet me Koshare, si me pas qenë Prindoni najfarë gjenerali i kësaj beteje.

E vërteta: Memoriali i Koshares është ndërtue i fundit, ka zgjatë me vjet edhe s’jam i sigurt se a është krye hala.

Krejt politikanët e kanë injorue kur i është dashtë kujdesi, e e kanë përdorë vetëm kur iu ka vye për me u frye me to.

Sot të njajtit shkojnë në Koshare, ulen nëpër do karrige rreth një bine, thurrin fjalime lavdi për me i postue në Facebook, edhe zhduken.

Ushtarët e Koshares vazhdojnë rrijnë në kambë rreth e rrotull asaj bine. Edhe sa kam qenë deputet, e që përnjiherë më “takonte” një vend në ato karrige, kam refuzue me u ulë.

Me 9 prill nuk kam çka shkoj me i ndejtë politikanëve në kambë. Çdo ditë tjetër e kam për me shkue me i ndejtë në kambë atyne që e dhanë jeten atje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img