17.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës ua ndaloi garat ilegale, reagon Federata e Futbollit të Serbisë: Do t’i shkruajmë UEFA-s

Në Federatën e Futbollit të Serbisë kanë nisur të humbin arsyen pas vendimit të Policisë së Kosovës për të ndaluar garat ilegale të kësaj federate në territorin e Kosovës.

Nga Federata e Futbollit të Serbisë kanë thënë se do t’i shkruajnë UEFA-s lidhur me këtë vendim.

Në fakt Kosova është anëtare e UEFA-s me të drejta të plota dhe FFK-ja e ka të drejtën e organizimit të garave të futbollit në territorin e Kosovës. Federata serbe ka organizuar gara në Kosovë në kundërshti me statutin e UEFA-s.

“Asgjë më të çmendur nuk kam dëgjuar dhe nuk ka pasur diskriminim më të madh ndaj serbëve nga ana e policisë së Kosovës. Ne jemi me federatën regjionale, me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Metohisë. Është çështje e ndjeshme, është më shumë se futboll. Këtu po luajnë me lirinë dhe vendimmarrjen e njerëzve. Duhet të kemi përgjigje të përbashkët, ndërsa ne si federatë do t’u japim përkrahje maksimale klubeve tona. Nesër Federata do t’i drejtohet UEFA-s për këtë çështje. Është çështje e ndjeshme jetësore dhe politike”, ka thënë Branislav Nedimoviq, nënkryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img