-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

U përfolën për një ndarje, Vivien flet për raportin me reperin

Çifti Getinjo dhe Vivien Thano kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë këtyre ditëve.

Fillimisht në rrjet qarkulloi lajmi se dyshja i kishin dhënë fund romancës së tyre dhe shkak u bë njoftimi i reperit i cili i tha fansave të tij që do të largohej përkohësisht nga rrjetet sociale pasi po kalonte një gjendje depresioni.

Më pas i papritur ishte dhe lajmi se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjë e cila u mohua menjëherë nga ish-banorja e “BBVKS”

“Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”, u shpreh Vivien.

Së fundmi Vivien i ka vendosur pikat mbi “i” edhe thashethemeve se marrëdhënia e sja me reperin është në krizë.

Bukuroshja ka bërë një gjest shumë të veçantë për Getinjon, ku në thonjtë e saj ka pikturuar inicialin e këngëtarit “G”duke e shoqëruar me një zemër. Me anë të këtij postimi, ish-banorja duket se ka vërtetuar që romanca e çiftit po shkon shumë mirë.

Kujtojmë se dyshja u njohën me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “BBVIP Kosova” ku nisën dhe romancën e tyre të cila tashmë është konsoliduar./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img