-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra: Qeveria Kurti do të mbetet në historinë politike që u tregua e “pamëshirshme” ndaj Kushtetutës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka bërë një reagim pasi sot janë bërë 15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ajo teksa kujtoi këtë ditë të rëndësishme për Kosovën, përmendi edhe një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë thoshte se kush e shkel kushtetutën është “super-kriminel”.

“Sot 15 vjet më parë u ratifikua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, akti më i rëndësishëm juridik në vend. Të gjithë ata që shkelin kushtetutën, Albin Kurti i pati quajtur me një term jo fort të lehtë “Kush e shkel ligjin është kriminel, ndërsa ata që e shkelin kushtetutën janë super-kriminel”, ishte përshkrimi i Kryeministrit”, shkroi ajo në Facebook.

Sipas saj, Qeveria Kurti “do të mbetet në historinë politike të Kosovës si qeveria që u tregua shumë herë e “pamëshirshme” ndaj Kushtetutës”.

“Ishte pikërisht ky kryeministër bashkë me ekipin e tij që “vunë këmbën” shumë herë mbi Kushtetutën e Kosovës”, shtoi ligjvënësja opozitare./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img