Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Krasniqi ka uruar që kjo ditë e veçantë t’i mbushë zemrat dhe jetën e besimtarëve me gëzim dhe harmoni.
Ai ka thënë se të falësh e të dhurosh dashuri është hyjnore.
“Të falësh e të dhurosh dashuri, mbi të gjitha, është hyjnore. Prandaj, shembulli që përfaqëson dhe përçon kjo ditë, shpresoj të ju frymëzojë për vepra të mira në jetën tuaj”, ka shkruar i pari i PDK-së në Facebook.