-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri në transmetim live e fton Konjufcën të shkojnë bashkë në ITU: Nëse e vërteta del kështu duhet të japesh dorëheqje!

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiti ka ftuar publikisht deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca për të marrë pjesë në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU), për t’i larguar dyshimet rreth kodit telefonik, që sipas Tahirit i ka Konjufca.

“A po behësh pjesë e delegacionit tim edhe parashtrojë të gjitha këto pyetje të paqarta atje edhe e sqaron këtë çështje”, iu drejtua Tahiri, Konjufcës në transmeton live në RTK.

Tahiri tha se Vetëvendosja dhe Konjufca bazohen vetëm në një dokument të Aida Derguti kundër kodit, i cili është i pasakt.

Përkundër insistimit të Tahiri për Konjufcën se a do të jetë pjesë e ekipës së saj, ai ka hezituar për të dhënë përgjigje se a do të shkojë.

“Po shkojmë bashkë në ITU edhe nëse nuk del ndryshe do të japësh dorëheqje dhe e kundërta”, tha Tahiri.

Më pas Konjufca, i ka kërkuar Tahirit të vënë një bast.

“Nëse Kosova është titullare e këtij kodi unë do të jap dorëheqje, nëse është vetëm shfrytëzuese ti duhet të japësh dorëheqje”, ka thënë Konjufca.

Këtë e ka kundërshtuar Edita Tahiri. Ajo ka thënë se Kosova është pronare, e më pas ka thënë se është administratore e këtij kodi.

Konjufca për një qast ka thënë se është i gatshëm të shkoj atje, por ishte i binur në dorëheqjen e Tahirit, sepse sipas tij Tahiri nuk po e thotë të vërtetën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img