14.7 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Kritikohet mosbashkëpunimi ndërinstitucional mes Kosovës dhe Luginës

Njohësit e çështjeve politike thonë se mosbashkëpunimi ndër institucional mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës po e pengon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Serbi.

Sipas tyre shqiptarët e Luginës nuk e kanë përkrahjen e Qeverisë siç e kanë serbët e Kosovës atë të Serbisë. Kritika kanë edhe për institucionet e Kosovës, që sipas tyre kjo kërkesë është dashur të bëhet që nga fillimi i dialogut.

Asociacioni i komunave me shumicë shqiptare në Serbi, zor se mund të bëhet.

Sidomos pas mos bashkëpunimit mes spektrit politik të Kosovës e Luginës së Preshevës.

Kështu thotë profesori universitar për politikë, Milazim Krasniqi, derisa sipas tij, atje më shumë luftohet për mbijetesë se sa për ta zhvilluar autonominë.

Ndryshe e vlerëson njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj. I njëjti thotë se institucionet e Kosovës është dashur më herët ta kërkojnë një Asociacion për Preshevën, raporton gazeta10.

Ukaj kritikon moskomunikimin ndërinstitucional, derisa thotë se kërkesa është dashur të vijë nga politikanët e Preshevës.

Para takimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në Ohër, disa prej përfaqësuesve të Luginës së Preshevës i kanë dorëzuar BE-së një kërkesë për përfshirjen e tyre në zbatimin e propozimit evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në planin evropian që përbëhet nga 11 pika, në asnjërën prej tyre nuk përfshihen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Futja e çështjes së shqiptarëve të Luginës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre, por që asnjëherë nuk ishte marrë parasysh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img