-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Anulohen seancat e caktuara nëpër gjykata në ditët e festave zyrtare

Disa seanca janë caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe gjykatat tjera për ditën e hënë dhe të martë, ditë këto që sipas kalendarit janë ditë të festave zyrtare në Republikën e Kosovës.

Pas ankesave të paraqitura nga palët e ndryshme, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për të kërkuar një sqarim për këtë çështje.

Kryesusi Albert Zogaj, e ka konfirmuar se të hënën dhe të martën nuk do të punohet në gjykata.

Ndryshe, për ditën e martë ishin caktuar edhe seanca në raste të korrupsionit si rasti ndaj Ismet Halitit, i cili bashkë me Skender Canollin po akuzohen se në cilësi të personave zyrtar në Komunën e Prishtinës i kishin mundësuar H.V përfitim nga ndërtimet pa leje.Po ashtu, të martën pra me 11 prill është caktuar edhe rasti “Subvencionet 1”, rast ky mediatik.

Ndryshe, në ueb- faqen e Gjykatës Themelore në Prishtinës, në orarin e seancave janë të evidentuara disa seanca gjyqësore, në departamente dhe divizione të ndryshme.Sipas kalendarit të festave zyrtare, 10 prilli (e hënë- Dita e Kushtetutës) dhe 11 prill (e martë-Pashkët Katolike) janë festa zyrtare në Republikën e Kosovës. Dita e Kushtetutës është më 9 prill, ndërsa Pashkët më 10 prill, mirëpo, sipas Ligjit për festat zyrtare, kur dita e pushimit bie në ditë vikendi zëvendësohet pushimi në një ditë të javës.

Edhe Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar disa seanca gjyqësore sipas ueb-faqes zyrtare të kësaj gjykate.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, gjyqtaren Shpresa Emra, e cila ka thënë se kanë qenë të njoftuar se këto ditë janë festa zyrtare. Megjithatë, e njëjta nuk ka qenë e sigurt nëse gjyqtarët kanë caktuar seanca duke thënë se janë 36 gjyqtarë në këtë gjykatë.Përjashtim, nuk bënë as Gjykata Themelore në Mitrovicë, e cila po ashtu, ka të caktuara seanca për këto ditë të festave zyrtare.

Mediumi ka provuar ta kontaktojë nënkryetarin e kësaj gjykate, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Ndërsa, nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mirlinda Bytyqi Rexhepi ka thënë se seancat e caktuar janë caktuar për shkak se nuk e kanë ditur që janë ditë pushim.“

Janë caktu sepse nuk e kena ditur qe është pushim se po punojna me fletore te avokatëve, mirëpo ato seanca janë anuluar dhe janë njoftuar palët”, tha nënkryetarja e kësaj gjykate.Pos Ditës së Kushtetutës dhe festës së Pashkëve, deri në fund të vitit janë edhe 5 ditë tjera pushim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img