13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Ballkani i Hapur/ Perëndimi mbështet paqen në rajon, por disa vende s’duan treg konkurrent

Analisti serb, Dushan Janjiiq, duke folur për nismën “Ballkani i Hapur”, ka thënë se vendet e Perëndimit sado që e mbështesin paqen dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, disa vende nuk lejojnë të krijohet një treg konkurrues, duke mbrojtur kështu interesat e tyre.

Janjiq këtu i referohet Gjermanisë, por thotë se arsyeja pse ajo heziton është që ajo synon të vendosë standarde të gjelbra në rajon dhe të mos bëjë konkurrencë në prodhimin e energjisë.

“Me shembullin e energjisë dhe formimin e një komuniteti energjetik të mbështetur nga SHBA-të, ne shohim megjithatë se Gjermania është shumë skeptike për këtë. Është më e leverdishme për ta që të na imponojnë standarde të gjelbra dhe të përjashtojnë konkurrencën që mund të jetë prodhimi i energjisë elektrike, për shembull, nga linjiti. Ata janë të gatshëm të mbështesin një treg dhe një bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, por jo krijimin e kapaciteteve të fuqishme prodhuese. Pra, jo miniera, jo energji, jo industri serioze”, tha ai.

Janjiq thotë për Kosova Online se sekreti i këmbënguljes së ideve për bashkëpunim ekonomik, siç është Ballkani i Hapur, është pikërisht se ato përfaqësojnë një formulë shpëtimi dhe nuk janë politike.

“Sekreti se pse ruhet kjo ide që vazhdon të ndryshojë emra, Mini Schengen, Ballkan i hapur, ndoshta emri do të ndryshojë sërish, është pikërisht se nuk është politike. Politikanët janë nismëtarët e saj dhe e mbështesin atë. Ai mbështetet në atë që ishte një formulë shpëtimi për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Janjiq.

Ballkani i hapur, shton ai, ka kuptim kur bazohet në bashkëpunimin e vendeve pjesëmarrëse në ekonomi, në zhvillimin e infrastrukturës, si dhe në fushën e energjisë.

Ai thekson se këtë lloj marrëdhënieje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor e përkrahin edhe SHBA-të, të cilat, sipas tij, kanë shprehur gatishmërinë për të financuar dhe investuar në projekte zhvillimore gjatë marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Mesazhi është se kur zgjidhen mosmarrëveshjet politike, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të llogarisin në investime masive në infrastrukturë, energji dhe zhvillimin e tregtisë së jashtme”, tha Janjiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img