-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Lobimi i Daçiqit kundër Kosovës, reagojnë nga Presidenca: Serbia shkel marrëveshjen nëse voton kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

Blerim Vela, shefi i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq po i viziton vendet që janë nën sferën e ndikimin rus dhe kjo sipas tij është një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën.

Vela në një postim në Twitter shkruan se Serbia së shpejti do të vihet në sprovë.

“Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën.

Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në sprovë!”, shkruan Vela.

Neni 4 i Marrëveshjes Kosovë-Serbi thekson se palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj dhe se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në vizitën e tij në Taxhikistan dhe disa vende tjera ka lobuar kundër Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img