-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Trajnimi i Prokurores Shtyn Gjykimin për Fajde

Seanca e gjykimit për fajde u shty, ngase prokurorja Dulina Hamiti ndodhej në Shqipëri për trajnim.

Ndonëse seanca ishte caktuar para më shumë se 3 javëve, asnjë prokuror nga Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk u paraqit në gjykimin ku dy persona akuzohen për fajde, një për ndihmë në fajde dhe një polic për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Edhe pse trupi gjykues dhe të akuzuarit Xhelal, Flamur e  Nuhi Hoxha dhe Hamdi Jashari bashkë me avokatët e tyre u paraqitën në seancë, mungesa e prokurores Dulina Hamiti bëri që seanca të shtyhet për një datë tjetër.

Kryetarja e trupit gjykues Valbona Selimaj njoftoi palët se prokurorja e ka njoftuar se është në një trajnim në Shqipëri, por nga prokuroria nuk ka pranuar asnjë njoftim për ndonjë zëvendësim eventual.

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ngarkon Xhelal dhe Flamur Hoxhën se nga viti 2014 e tutje kanë kontraktuar dhe pranuar shuma joproporcionale të të hollave.

Ndërkaq i pandehuri Nuhi Hoxha sipas aktakuzës  ka ndihmuar të pandehurit e lartpërmendur duke ua shtyrë pagesën e këstit të fajdesë të dëmtuarve për borxhin të cilin ata e kishin marrë nga të pandehurit.

Hamdi Jashari sipas prokurorisë akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi në cilësinë e policit ka ndërmjetësuar në mes të të pandehurit Xhelal Hoxha dhe njërit prej të dëmtuarve.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për pretendimet e prokurorisë.

KALLXO.com shkroi për seancën e kaluar të këtij gjykimi të zhvilluar më 1 shkurt kur dy dëshmitarë që janë edhe të dëmtuar të këtij procesi shfajësuan të akuzuarit gjatë dëshmisë së tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img