-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Hoxhaj: Ka ardhur koha që Evropa ta shpërblejë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta shpërblejë së shpejti Kosovën, të paktën me statusin e vendit kandidat për anëtarësim kjo për shkak të, siç ka thënë, ai ”kompromiseve që Kosova ka bërë me Serbinë në dialogun e Brukselit”

Pos kësaj, Hoxhaj derisa ka konfirmuar dhe ka shprehur gëzimin për vizitën e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini në Kosovë më 3 mars, ai nuk ka qenë në gjendje të thotë se nëse atë ditë do të hapet edhe Ura e Ibrit në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Këto komente, kryediplomati kosovar i ka bërë pas raportimit të disa ministrave në Komisionin për Stabilizim-Asociim ku shumë nga ministrat kanë raportuar për më shumë se tre orë lidhur me atë se sa dikasteret e tyre kanë plotësuar obligimet që dalin nga MSA-ja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img