13.8 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Agim Veliu-Albin Kurtit: Je një mashtrues me kravatë

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka hedhur kritika në drejtim të Albin Kurtit sa i përket dy viteve qeverisje.

Veliu tha se Kurti bëri gjithçka për të ardhur në pushtet, duke shkaktuar edhe gjakderdhje.

“Albin qove shume pluhur e tym, shkaktove edhe gjakdardhje derisa erdhe në pushtet. Derisa u ule aty ku je i përgjake edhe rrugët me gjakun e atyre që të besuan verbërisht. I bëre të gjitha derisa erdhe në pushtet. Erdhe me moton “qëllimi justifikon mjetin”

“Erdhe me premtime të mëdha për ta çkapur shtetin. Për dy vjet vetëm shkaktove kriza dhe varfërove popullin. Erdhe me logjikën e dikatorit që sa më shumë te varfërosh popullin aq më shumë të nënshtrohet. Sot kemi një Albin mashtrues me kravatë” tha Veliu në Kuvend./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img