-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Deklarohen të pafajshëm 7 të akuzuarit për falsifikim të rezultateve të votimit

Në seancën e së premtes të akuzuarit Fitim Maloku, Xhevdet Shabani, Adnan Shabani, Ferid Hoti, Hanife Hoti, Arbnor Maloku dhe Miftar Ademi të cilët po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i rezultateve te votimit janë deklaruar të pafajshëm.

Deklarimin rreth fajësisë të njëjtit e kanë bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ilaz Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja e çështjes, Medie Bytyqi në fund njoftoi se të njëjtit kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës deri me 8 maj 2023, në të kundërtën do të konsiderohet se kanë hequr dorë nga kjo e drejtë dhe do të vazhdohet me shqyrtim gjyqësor.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 9 qershor 2021,  me datë 22 tetor 2017, në vendvotimin i cili gjendet në shkollën fillore ‘’Nuhi Gashi’’ në fshatin në Bradash, Komuna Podujevës, të pandehurit në bazë të marrëveshjes paraprake e me qëllim të ndryshimit të rezultatit të zgjedhjeve kanë falsifikuar rezultatet e votimit, për këshilltare të Kuvendit Komunal në Podujevë.

Tutje, sipas aktakuzës gjatë numërimit të votave në atë mënyrë që i pandehuri Fitim Maloku në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të vendvotimit, ndërsa të pandehurit, Xhevdet Shabani, Adnan Shabani, Ferid Hoti, Hanife Hoti, Arbor Maloku dhe Miftar Ademi, anëtare të këtij  këshillit të vendvotimit, kanë falsifikuar rezultatet e votimit, duke manipuluar me 118 vota të kandidatëve brenda përbrenda subjektit të njëjtë politik.

Në këtë mënyrë sipas aktakuzës u kanë shtuar 8 vota, ndërsa i kanë hequr 110 vota ashtu që: kandidatëve te preferuar: nga PDK u kanë shtuar 6 vota, LDK 91 vota, AAK 3, PD-së 1 votë dhe OBKD-së 9 vota dhe këto rezultate i kane bartur ne Formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve, duke dëmtuar kështu KQZ -në.

Me këtë të akuzuarit në bashkëkryerje kane kryer veprën penale Falsifikimi i rezultateve te votimit” nga neni 219 par 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img