1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Murati kërkon mbështetjen e komisionit për marrëveshjen mbi 25 milionë euro me Gjermaninë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere që ta ratifikojnë marrëveshjen e kredisë dhe projektit ndërmjet Kosovës dhe KFW, Frankfurt Am Main, për projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit”.

Murati, gjatë raportimit në komision, tha se kjo marrëveshje kap vlerën prej 25.5 milionë euro teksa riskun e mbulimit të kredisë e ka marrë përsipër Qeveria e Gjermanisë.

“Marrëveshja e kapë vlerën totale prej 25.5 milionë euro, norma e interesit përcaktohet gjatë disbursimit të kredisë, tarifa e zotimit parashihet të jetë 0,25 përqind”.

“Ky është projekti i parë i KFW në Kosovë me mbulim të riskun të kredisë nga Qeveria gjermane. Kjo patjetër do të ndikojë edhe me koston e financimit kur përcaktohet vlera. Duke marrë parasysh rëndësinë e një projekti të tillë për sektorin e energjisë dhe rëndësinë po ashtu duke marrë parasysh rrethanat dhe nevojën për investime në sistem të qëndrueshëm ju ftojë që ta mbështesni”, deklaroi Murati.

Bukurije Dauti nga KOSST-i bëri të ditur se me marrjen e kësaj kredie do të bëhen investime në tri lote.

Dauti tha se investime do të ketë në sistemin energjetik në Prizren, Dragash, Ferizaj, Zhur, Deçan, Gjakovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img