-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhja e anëtarëve të bordit në BQK, merret një vendim

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, i përbërë nga Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, z. Bashkim Nurboja (kryesues), Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, sot mbajti një takim për të diskutuar procedimin e mëtejmë për të siguruar plotësimin sa më të shpejtë të pozitave vakante të anëtarëve të Bordit Drejtues të FKPK-së.

Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i projektit të asistencës teknike të Ambasadës Britanike për rekrutimet në pozitat e larta publike në Kosovë.

Duke vlerësuar se në konkursin e fundit të shpallur për këto pozita, kishte mangësi në kërkimin e informacioneve të nevojshme për të siguruar një vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore, Komisioni unanimisht vendosi që ky konkurs të rishpallet me plotësimet e nevojshme.

Konkursi i plotësuar do të shpallet javën e ardhshme dhe procesi i përzgjedhjes do të jetë i asistuar në kuadër të projektit në fjalë të Ambasadës Britanike./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img