2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Musliu-Shoshi për të Pagjeturit/ Bislimi s’po e thotë të vërtetën, po e fyen bacën Bajram Çerkini

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me termin e përdorur në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket Personave të Pagjetur. Shoshi-Musliu ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, të ia sqarojë se pse është hequr termi Personat e Zhdukur me Dhunë dhe pse tani është vetëm Personat e Zhdukur.

Me gjithë sqarimet e kërkuara, ajo thotë se Bislimi po vazhdon të mos e thotë të vërtetën rreth pazareve me Serbinë dhe se me këtë po vazhdon ta fyej përfaqësuesin e personave të familjarëve të të pagjeturit Bajram Çerkinin.

“Besniku prapë e thotë të pavërtetën rreth pazareve me Serbinë, për çështjen më të ndjeshme të shoqërisë tonë, të PAGJETURIT! Vazhdon me fyerje drejt bacës BAJRAM QERKINI. Sinqerisht të dhemb shpirti”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Ndryshe deputetja Musliu Shoshi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të ia sqaroj se pse është hequr termi Personat e Zhdukur me Dhunë.

“Me marrëveshjen që e keni arritur, termi Personat e Zhdukur me Dhunë është hequr dhe tanimë është persona të zhdukur, nuk thuhet as me forcë as me dhunë. Një postim i z. Hoti e dëshmon një gjë të tillë. Sepse një status në “Facebook”, e ka bërë paraprakisht persona të zhdukur me dhunë, dhe pastaj nëse e shikojmë e ka bërë një ndryshim dhe e ka bërë persona të zhdukur. Pra e ka tërheq komplet pjesën që është me dhunë. A është e vërtetë që kjo fjali ka pësu ndryshim dhe tani e kemi vetëm persona të zhdukur. Nëse është vetëm persona të zhdukur e dimë që nuk ka kurrfarë përgjegjësie juridike. Apo është personat e zhdukur me dhunë, personat e pagjetur me forcë, kërkoj pak më shumë sqarim nga ju”, ka thënë Musliu Shoshi.

Ndërsa Bislimi i ka thënë Musli-Shoshit se në propozimin e fundit për dokumentin për personat e zhdukur me dhunë, është larguar vetëm një gjysmë fjalie dhe se kjo është bërë me kërkesë të palës kosovare dhe se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga pala serbe./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img