10.3 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Tanku i shtrenjtë rus merr flakë, momenti kur Ukraina hodhi predhë me dron

Një video e ndarë në Twitter tregon se si forcat ukrainase shkatërrojnë tankun rus të shtrenjtë.

Sipas mbishkrimit, përmes bombave që kanë një çmim prej 5 dollarësh, ukrainasit shkatërrojnë tankun rus që kushton 2 milionë dollarë.

Pamjet u shpërndanë nga një uebfaqe e cila vazhdimisht raporton momente në vijën e frontit të luftimeve. Në këto pamje, Ukraina hodhi predhat me dron drejt tankut të shtrenjtë rus.

Ndryshe, Ukraina e cila me muaj ka luftuar për ta mbajtur qytetin Bakhmut ku po zhvillohen luftimet më të ashpra, mund të nisë së shpejti një kundërofensivë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img