Punëtorët e sektorit publik nga dita e nesërme do të pushojnë për katër ditë me radhë.
Përveç ditëve të fundjavës, ata nuk do të dalin në punë as të hënën e të martën, kjo për shkak të festave zyrtare të cilat kanë qëlluar të jenë njëra pas tjetrës.
Të hënën në Kosovë festohet Dita e Kushtetutës, ndërsa të martën është festa e Pashkëve katolike.
Sipas kalendarit të festave zyrtare në vend, në muajin prill pushim do të jenë edhe dita e Pashkëve Ortodokse më 17 prill dhe festa e Bajramit të Madh më 21 prill.