-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Miratohet produkti i skemës së incentivave për ANP “Adem Jashari”

Komiteti për Partneritet Publik Privat sot ka mbajtur takimin e rregullt, ku është diskutuar Raporti tremujor i rregullt financiar i ANP \”Adem Jashari\”, Projekt propozimi i parkingut nëntokësor të Fakulteti Filozofik, i paraqitur nga Komuna e Prishtinës si dhe propozimi i produktit të ri të incentivave për ANP “Adem Jashari”.

Komiteti për Partneritet Publik Privat gjatë takimit shqyrtoi projektin e Komunës së Prishtinës për parkingun nëntokësor dhe në bazë të kërkesës nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, kërkoi nga Komuna e Prishtinës trajtimin e kësaj kërkese.

KPPP vendosi që Projekt propozimi i parkingut nëntokësor të Fakulteti Filozofik të shqyrtohet nga KPPP, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet KK Prishtinë dhe UP “Hasan Prishtina”.

Komiteti për PPP shqyrtoi dhe miratoi produktin e ri të skemës së incentivave për ANP “Adem Jashari”, nga i cili priten përfitime të konsiderueshme nga mundësimi i linjave dhe destinacioneve të reja ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img