2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Haliti: Shqiptarët në botë kanë marrë azil politik duke gënjyer se po kërcënohen në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme.

Nënkryetari i këtij komisioni, Xhavit Haliti ka ngritur disa pyetje për ministren Gërvalla.

Ai tha se disa nga ambasadat e Kosovës nëpër botë, janë shndërruar në biznese që garojnë me njëra tjetrën se cila po fiton më shumë para.

“Ambasadat tona janë shndërruar në biznese dhe shtyhen me njëra tjetrën se cila fiton më shumë…”, ka deklaruar deputeti Haliti.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, deklaroi se ka një lëvizje anti-kosovarë në botë nga vetë kosovarët, të cilët janë larguar nga këtu duke kërkuar azil politik me akuzat se shqiptarët po i kërcënojnë këtu dhe kërkoi që të tillëve t’u revokohen pasaportat kosovare.

“Janë paraqitur shumë shqiptarë me emra të rrejshëm duke thënë se në shqiptarët në Kosovë po na kërcënojnë, kanë marr azil, a duhet të i shikojnë ambasadat pasaportat e tyre. Ka një lëvizje anti-Kosovë të kosovarëve jashtë vendit me statusin e azilantit politik”, ka thënë Haliti./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img