2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“KEK-u nuk fiton asgjë nga shtrenjtimi i rrymës, vazhdon t’ia shes KEDS-it me çmim të njëjtë”

Nga 1 prilli, qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë rrymën më shtrenjtë për 15 %.

Por, kjo rritje e prek vetëm Distributroin (KEDS) dhe jo edhe prodhuesin (KEK).

Kështu ka thënë Kryetari i Sindikatës së Re të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica.

“Ne (KEK-u) ashtu siç e kemi pasur 2.95 euro/cent kilovatin, kurse KEDS te qytetarët e shet 6.75 euro/cent, plus ju ka ngrit 15 përqind, gjë që për mu është e papranueshme”, shtoi ai.

Llumnica, si kryesindikalist i njerëzve që prodhojnë rrymë, tha se “mendoj që ka baza të mira që Qeveria e Kosovës të marr masa dhe të ndërpres kontratën me KEDS, e të kthej Elektrokosovën në KEK dhe do ishte më mirë shumë për qytetarët”.

Ai u shpreh se shërbyesi nuk është dashur ta rris çmimin, por prodhuesi, pasi “që janë ngrit çmimet ka kosto shtesë për prodhimin e energjisë” për KEK-un.

Tutje, ai tha se për shkak të inflacionit janë në kërkim të vazhdueshëm për rritje të pagave nga menaxhmenti i KEK-ut, për çka beson se do reflektoj, bazuar edhe në rrezikshmërinë në punë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img