9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Heqja dorë shpejt nga ushqimet e dëmshme shkakton dhimbje koka dhe pagjumësi

Nëse jeni ndier çuditshëm apo keni dhimbje koke pasi keni hequr dorë nga ushqimet e grimcuara dhe ushqime e dëmshme, kjo është për faktin se kaloni nëpër simptomat e varësisë, shpjegojnë ekspertët.

Marrë parasysh nga analizat e nutricistëve, që ishte publikuar në revistën “Live Science”, personat që në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme heqin dorë nga ushqime të caktuara si çips apo ëmbëlsira, përjetojnë të njëjtat simptoma sikurse edhe të njëjtit persona që heqin dorë nga duhani.

Në raste të tilla mund të shfaqen edhe marramendje, ankthe, dëshirë për ushqimet e caktuara, dhimbje të kokës dhe pagjumësi.

Gjatë studimit të ekipit të ekspertëve, ata kishin kërkuar nga 200 të anketuar të cilët kishin qenë në dietë një vit më parë, të përgjigjen në disa pyetje rreth simptomave.

Përgjigjet e tyre kishin treguar se ata kur heqin dorë nga ushqimet e caktuara, të dëmshme, pësojnë simptoma të caktuara.

Ky studim tregon se ushqimet e tilla po ashtu janë të stërmbushura me sheqer dhe kështu mund të krijojnë varësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img